Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës
  • Shqip
  • English

Administrata

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës

Drejtor Ekzekutiv i  Shoqatës së Inovacionit Financar të Kosovës është Venhar Hana.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës realizon detyrat si në vijim:

  • Zhvillim afatgjatë të sektorit alternativ të shërbimeve financiare në Republikën e Kosovës
  • Dialog me palët kyçe politike dhe institucionale
  • Zhvillim të marrëdhënieve me lojtarët e tregut të sektorit të shërbimeve financiare alternative
  • Zbatim të supervizionit mbi përputhshmërinë e anëtarëve me dispozitat e Neneve të Shoqatës, Standardin e praktikës së mirë dhe dokumente të tjera të aprovuara
  • Përfaqësim të Shoqatës në komunikim me anëtarët e saj dhe palët e treta
  • Menaxhim të punës së përditshme

Bordi i Drejtorëve i Shoqatës

Mbikëqyrja e veprimtarisë së Shoqatës bëhet nga Bordi i Drejtorëve, të zgjedhur nga anëtarët e Shoqatës.

Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës është Egzon Halili – Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë MONEGO.

Çështjet e mëposhtme janë në kompetencë të Bordit të Drejtorëve të Shoqatës:

  • Miratim i buxhetit të Shoqatës
  • Ofrim i opinionit mbi problemet aktuale sektoriale dhe zgjidhja e tyre
  • Miratim i udhëzimeve dhe standardeve sektoriale të praktikës së mirë

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve është institucioni më i lartë vendimmarrës i Shoqatës.

Vetëm Asambleja e Përgjithshme do të jetë e autorizuar të kryejë këto aktivitete:

  • Të ndryshojë dhe plotësojë Statutin e Shoqatës
  • Të zgjedhë ose të tërheqë auditorin dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve
  • Të vendosë për likuidimin ose riorganizimin e Shoqatës
  • Të vendosë për çështjet që kanë të bëjnë me të punuarit me aksione në kompani tregtare apo organizata të tjera joqeveritare.

Auditor

Auditori siguron kontroll mbi veprimatrinë financiare dhe ekonomike të Shoqatës dhe zgjedhet nga Asambleja e Përgjithshme për një periudhë njëvjeçare.