Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës
  • Shqip
  • English

Objektivat dhe Detyrat

Shoqata është themeluar me qëllim që të mbikëqyrë sektorin alternativ të shërbimeve financiare dhe të promovojë zhvillimin e tij. Për të arritur këto qëllime, vetë Asociacioni ka vendosur një numër objektivash.

Objektivat:

  • Të përfaqësojë interesat e anëtarëve në tregun financiar, në bashkëpunim me autoritetet legjislative dhe supervizore.
  • Të përmirësojë cilësinë e shërbimeve duke promovuar zbatimin e standardeve të praktikave më të mira në punët e përditshme të anëtarëve
  • Të rritet ndërgjegjësimi i publikut për shërbimet finaciare alternative si të tilla dhe mundësitë e tyre

Detyrat

Për të arritur objektivat, Asociacioni ka vendosur detyrat e mëposhtme: 

  • Të merr pjesë aktive në zhvillimin e dokumenteve strategjike në lidhje me avancimin e industrisë
  • Të bashkëpunojë me institucionet supervizore të industrisë dhe institucioneve tjera
  • Të zbatojë masa kundër praktikave të padrejta tregtare
  • Të hulumtojë tregun e industrisë
  • Të përfaqësojë interesat e anëtarëve në marrëdëniet me personat juridik dhe individët
  • Të nxisë vetëdijen rreth Shoqatës