Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës
  • Shqip
  • English

Shoqata e Inovacionit Financar të Kosovës

Shoqata e Inovacionit Financar të Kosovës bashkon teknologjinë financiare, të njohur ndryshe si FinTech, kompani dhe organizata të tjera që veprojnë jashtë sektorit bankar, duke ofruar sherbime financiare për rezidentët e Republikës së Kosovës.

Misioni i Shoqatës është të krijojë një praktikë të besueshme dhe të përgjithshme të industrisë, e cila synon bashkëpunim afatgjatë dhe vlerësimin pozitiv nga konsumatorët dhe institucionet e mbikëqyrjes së tregut, derisa në të njëjtën kohë i shpjegon publikut të gjerë mundësitë e ndryshme që mund të ofrojnë shërbimet alternative financiare për zhvillimin e individëve dhe të shoqërisë në tërësi.

Asociacioni përfaqëson institucionet financiare jo-bankare, të cilat lëshojnë kredi për konsumatorë.

Kredi të Shpejta

Kreditë e pasigurta mund të merren qoftë në degët e kompanisë ose në distancë nëpërmjet internetit. Kolateral nuk është i nevojshëm. Shuma më të mëdha kanë një skemë fikse të pagesave, por kreditë më të vogla duhet të paguhen menjëherë. Në shumicën e rasteve njerëzit i përdorin këto kredi në situata të papritura të jetës kur nevojiten fonde shtesë. Kreditë jo-bankare për konsumatorë nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve financiare afatgjate ose detyrimeve të tjera.